foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari i dytë për grabitjen e 'Money Gram' në Ferizaj

Një 22 vjeçar dhe një 20 vjeçar janë arrestuar nga policia për grabitje në një filiale të ‘Money Gram’.

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se pas disa hetimeve intensive, është arritur që të identifikohet edhe personi i dytë M. G 20 vjeçar, në lidhje me grabitjen e 17 prillit të vitit të kaluar.

I dyshuari M. G 20 vjeç ka qenë në arrati që një kohë të gjatë.

Në lidhje me këtë rast, policia ka njoftuar se i dyshuari i parë në lidhje me të njëjtin rast R. SH 22 vjeç është arrestuar më herët për të njëjtën vepër.

Dy të dyshuarit më 17 prill të vitit të kaluar rreth orës, 21 në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani” në Ferizaj, në filialen e Money Gram, në mënyrë të maskuar e të armatosur kanë grabitur nga punëtori 8 mijë euro e më pas janë larguar në drejtim të panjohur.