Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet 47 vjeçari, po kërkohej prej Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim për veprën penale të blerje, shitjes dhe posedimit të narkotikëve dhe substancave psikotrope.

I dyshuari B.I., 47 vjeçar ishte i dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

Në një komunikatë të policisë, thuhet se i dyshuari është arrestuar pas marrjes së një informacioni inteligjent.

‘’Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që, sot të arrestojë një person nga Ferizaj, me inicialet B.I (M/K) , i moshës 47 vjeçar’’, thuhet në komunikatën e Policisë.

Pas kompletimit të dokumentacioneve, i arrestuari është dërguar në vuajte të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka theksuar se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave nga ana e Gjykatës, ndaj personave që nuk po i përgjigjen thirrjeve nga Gjykata.