Arrestohet 23-vjeçari në Prizren, i sekuestrohet një pistoletë

Një 23-vjeçar në Prizren është arrestuar nga Policia nën dyshimet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas njoftimit, i dyshuari L.V i lindur në vitin 2000, është arrestuar në fshatin Radrobrav pas një pune operative të hetuesve policor.

Të njëjtit i janë sekuestruar, një pistoletë M 57 Cal 7.62 mm, dy karikator dhe 25 copë fishek te cal. 7.62 mm.

“I dyshuari është shoqëruar ne stacioni policor, dhe është  intervistuar ne prani te avokatit mbrojtës, në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregull”- thuhet në njoftim.