Ilustrim Foto: KALLXO.com

Arrestohen tre të dyshuar për prostitucion në Prishtinë

Tre persona kanë rënë në pranga të Policisë së Kosovës pas dyshimit se të njëjtët janë marrë me prostitucion.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, dje rreth orës 22:30.

Të arrestuarit po dyshohet se kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion, ofrim i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje”.

Në raportin 24-orësh policor është thënë se të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.