Arrestohen tre persona për vjedhje të rrethojave në Podujevë

Tre persona të dyshuar janë arrestuar nga policia në Podujevë nën dyshimet se të njëjtit kanë kryer një vjedhje.

Sipas njoftmit të bërë nga ana e policisë, rasti ka ndodhur me 20 maj, ndërsa arrestimi i të dyshuarve është bërë gjatë ditës së djeshme

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimet se kanë vjedhur katër rrethoja.

Gjatë kontrollit në dy shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar rrethojat të cilat i kanë kthyer tek pronari.

Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.