Arrestohen katër të dyshuar në Klinë, u furnizuan më derivate dhe ikën pa paguar

Policia e Kosovë ka arrestuar katër burra pasi dyshohet se me një veturë në një pikë të derivateve janë furnizuar në vlerë 80 € dhe janë larguar pa e bërë pagesën.

Sipas Policisë vetura ishte pa targa.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Volljakë të Klinës.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.