Ilustrim

Arrestohen edhe dy persona të dyshuar për tentim vrasjen e rëndë në Gjonaj të Prizrenit

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy persona në Prizren, të cilët po dyshohen për veprat penale – vrasje e rëndë në tentativë; lëndim i rëndë trupor; armëmbajtje pa leje, dhe pjesëmarrje në rrahje.

Dy të dyshuarit po kërkoheshin për plagosjen që ka ndodhur në fshatin Krajk dhe Gjonaj të Prizrenit, më 22.05.2024. Ndërkaq fotografitë e personave në kërkim, Policia i kishte publikuar më 27.05.2024.

Pas publikimit të fotove, të dyshuarit sot me datë 03.06.2024 rreth orës 14:40 janë dorëzuar në sektorin e hetimeve rajonale në Prizren.

Të dyshuarit sipas Policisë janë Hajdin Likaj dhe Hajdar Likaj.

Hetuesit policorë gjatë hetimit të rastit në cilësinë e provave materiale kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë një revole (pistoletë revolver) me mbishkrim “357 MAGNUM”,  dhe dy fishekë kalibër i panjohur, për të cilën dyshohet se është përdorur në rast.

Policia njofton se të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar.

Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarve për 48 orë .

Dy persona të plagosur në fshatin Gjonaj të Prizrenit