Policia e Kosovës

Arrestohen dy shtetase të Shqipërisë për prostitucion

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy shtetase të Shqipërisë për veprën penale mundësim dhe detyrim në prostitucion.

Të dyshuarat, shtetase të Shqipërisë janë arrestuar në qytetin e Fushë Kosovës, të premten me 10 shkurt.

Sipas Policisë së Kosovës, me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili të dyshuarat i ka dërguar në mbajtje.