Foto: Ilustrim

Arrestohen dy persona të dyshuar për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Arrestimi ka ndodhur mesditën e djeshme në Prishtinë.

“Pas veprimeve aktive policore, janë arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të lartcekur”, njofton policia.

Sipas Policisë, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të Prokurorit janë dërguar në mbajtje.