Ilustrim

Arrestohen dy persona për sulm ndaj policëve

Dy persona janë arrestuar pasi që dyshohet se të njëjtit kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët kanë qenë në orar të punës.

Personat e njëjtë kanë qenë të përfshirë në aksident trafiku në fshatin Bajcë të Drenasit, dje rreth orës 16:30.

Sipas raportit policor, gjatë arrestimit, të dyshuarit e kanë sulmuar  fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Viktima  dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.”, thuhet në raport.