Ilustrim

Arrestohen dy persona pasi morën vetura me qira e nuk i kthyen

Dy persona kanë mashtruar një pronar të një autosalloni që ofron vetura me qira në Lipjan.

Sipas policisë, personat i kanë marrë veturat me qira dhe nuk i kanë kthyer.

Rasti ka ndodhur në Lipjan rreth orës 10:00 të ditës së djeshme.

Për veturat, për të cilat dyshohet se janë vjedhur, policia është njoftuar nga pronari i autosallonit.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.