Ilustrim

Arrestohen 5 inspektorë në Gjilan, dyshohet se nuk morën masa ndaj lokaleve që nuk respektuan vendimin e Qeverisë

Pesë inspektorë sanitarë në Komunën e Gjilanit janë arrestuar nga Policia.

Lajmin per KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Inspektoratit në Komunën e Gjilanit, Nevzad Rushiti.

Rushiti tha se ende nuk ka marrë ndonjë njoftim në lidhje me veprimet që kanë kryer inspektorët e arrestuar.

“Po, mund të konfirmoj se janë pesë inspektorë të arrestuar. Nuk kemi ende diçka me shkrim dhe zyrtare në lidhje me veprimet e inspektorëve të cilat i kanë kryer dhe që dyshohet se kanë rënë ndesh me ligjin. Po presim nga organet kompetente të na njoftojnë”, tha Rushiti për KALLXO.com.

Burime të KALLXO.com thonë se inspektorët janë arrestuar nën dyshimin se nuk kanë marrë masa ndaj lokaleve që nuk kanë respektuar masat e vendosura nga institucionet për parandalimin e përhapjes së COVID-19.