Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arben Gashi përballë Jeta Xharrës - LIVE

Sonte në 20:30 në debatin “Kallxo Pernime”, që transmetohet në RTV Dukagjini dhe KALLXO.com, është ish-shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.

Në këtë intervistë diskutohet për procesin e zgjedhjeve, fushatën e LDK-së dhe listën e deputetëve të kësaj partie.

Arben Gashi tregon se çka ndodhi me Vjosa Osmanin dhe për përjashtimin e saj nga LDK.

Kë e sheh LDK partner të mundshëm koalicioni dhe cilat janë pritshmëritë e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021?

Në intervistë diskutohet edhe për punën e Qeverisë Hoti.