Jorn Rohde - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Ambasadori gjerman për reduktimin e ndikimit të ngrohjes globale: Kosova është në rrugë të mbarë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një postimi në rrjetin social “X” ka folur për reduktimin e ndikimit të ngrohjes globale.

Ai ka thënë se Kosova është në rrugë të mbarë rreth këtsaj çështjeje.

“Më pak se 1️ javë për të shkuar në konferencën kryesore të këtij viti për ndryshimet klimatike: COP28! Reduktimi i ndikimit i ngrohjes globale nuk është i mundur pa tranzicionin e energjisë. Është mirë të shohësh që Kosova është në rrugë të mbarë, duke krijuar stimuj për investime të gjelbra” – ka thënë Rohde.