Alban Hyseni, kandidat i LVV-së për kryetar të Gjilanit

Alban Hyseni është caktuar kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së  Gjilanit.

Lami është bërë i ditur nga Dega e LVV-së në Gjilan.

“Njoftojmë opinionin publik se kandidat për kryetar Komune nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për Komunën e Gjilanit do të jetë Alban Hyseni. Pas fitores plebishitare në zgjedhjet nacionale, me 17 tetor do ta bëjmë ndryshimin e madh edhe në Komunë”, thuhet në njoftimin e Degës së LVV-së në Facebook.