ilustrim

Aktivizohet linja telefonike për ata që kanë nevojë të flasin me psikologun

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot ka vënë në dispozicion linjën e ndihmës psikologjike, përmes së cilës të gjithë ata që kanë nevojë për të folur me psikologun mund ta bëjnë në numrin 038 200 80 890.

Kjo linjë që është rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Departamentit të Psikologjisëm, do të jetë në shërbim të qytetarëve të cilët kanë vështirësi në këtë periudhë të pandemisë Covid-19 për të menaxhuar mendimet, ndjenjat dhe emocionet e tyre, si dhe për ata që mund të përjetojnë stres të shtuar, ankth, panik apo edhe shenja dhe simptoma të depresionit. ​

Numri i të prekurve me coronavirus në Kosovë ka arritur në 604, prej tyre 128 të shëruar dhe 18 të vdekur.