Pamje nga aksidenti mes vetures se policise dhe nje veture tjeter, Foto: KALLXO.com

Aksidentohet një veturë e policisë në magjistralen Gjilan- Prishtinë- Pamje

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën magjistrale Gjilan- Prishtinë më saktësisht në fshatin Slivovë.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra nga to edhe një veturë e Policisë së Kosovës.

Nga pamje të cilat i kanë dërguar disa qytetarë në KALLXO.com, shihet se nga aksidenti që ka ndodhur, dëme kanë marrë të dy veturat e aksidentuara ndërsa nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.

KALLXO.com ka kërkuar sqarime për aksidentin edhe nga zyra për informim në Prishtinë por edhe ajo në Gjilan, por nuk kanë pasur diçka të raportuar për këtë aksident gjatë ditës së sotme.

Për shkak të aksidentit që ndodhi gjatë ditës, kolona të gjata u krijuan në këtë magjistrale.

MË poshtë mund të shihni pamje të aksidentit që ndodhi dhe kolonat e krijuara.