Aksidenti me fatalitet tek 'Kroni i Mbretit, arrestohet shoferi

Një grua ka mbetur e vdekur si pasojë e një veture që dyshohet se e ka goditur në rrugën nacionale Prishtinë- Pejë.

Drejtuesi i automjetit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidnetin, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, i dyshuari mashkull kosovar 44 vjet, është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje deri në 48 orë” – tha ai për KALLXO.com.

KALLXO.com para pak orëve raportoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20.

Aksident me fatalitet tek ‘Kroni i Mbretit’, goditet për vdekje një këmbësore