Aksident me fatalitet tek 'Kroni i Mbretit', goditet për vdekje një këmbësore

Një grua ka mbetur e vdekur si pasojë e një veture që dyshohet se e ka goditur në rrugën nacionale Prishtinë- Pejë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20.

Sipas tij, për rastin janë njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenje jete.

“Më ora 17:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka goditur një këmbësore. Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete. Policia po merret me rastin” – ka konfirmuar Krasniqi për KALLXO.com.