Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet biçiklsti

Një aksidenti trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 17:20 në rrugën ‘Ali Vitia’ në Prishtinë.

Në aksident kanë qenë të përfshira një biçikletë dhe një automjet, dhe si pasojë biçiklisti ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:20 në rrugën Ali Vitia në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet dhe biçikletë. Si pasojë e aksidentit, biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”- ka thënë ajo.

Ahmeti tutje ka bërë të ditur se njësiti i trafikut po merret me rastin.