Aksident trafiku në Komoran, dy persona të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komoran.

Në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot rreth orës 08:00 të në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku janë përfshirë tri automjete, prej tyre një kamion dhe dy vetura. Bazuar në informacionet fillestare nga njësitet policore në terren, dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime”- ka thënë ai.

Kelani ka njoftuar se në vendngjarje njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin.