Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, dy persona të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për KALLXO.com ka bërë të ditur se kanë qenë dy makina të përfshira në aksident-njëra me tabela vendore dhe tjetra me të huaja.

Tutje, ai theksoi se personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Sot, rreth orës 16: 15 në rrugën magjsitrale Ferizaj-Kaçanik në afërsi të pikës së karburantit “IP Petrol” në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime trupore pësojnë dy persona, pasagjerë nga vetura me targa vendore, të cilët për ndihmë mjekësore dërgohen në Qendrën Emeregjente në Ferizaj”- tha ai.

Njësia e Hetimeve të Aksidenteve po e heton rastin.