Ilustrim

Aksident mes veturës dhe biçikletës në Landovicë

Policia e Kosovës ka raportuar për një aksident trafiku me lëndime trupore në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Ky aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe një biçiklete.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i biçikletës.

I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur më 25 tetor rreth orës 21:45.