Aksident mes dy veturave në Mirosale të Ferizajt - FOTO

Një aksident trafiku ka ndodhur sot më 13.04.2024 në fshatin Mirosale të Ferizajt.

Aksidenti ka ndodh në orën 18:40 dhe janë të përfshira dy vetura.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Dy shoferët kanë marrë lëndime të lehta trupore, janë dërgu në qendrën emergjente në Ferizaj edhe më pas janë liru. Njësia e hetimeve të aksidentit të trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes” – ka thënë Veseli.

Në adresë të KALLXO.com kanë arritur fotografi nga vendi i ngjarjes.