Aksident mes disa veturave në Prishtinë (FOTO)

Një aksident ka ndodhur në mes të disa veturave në lagjen “Ulpiana” përballë konvikteve.

Një qytetar ka dërguar disa fotografi në KALLXO.com, ku shihet që përveç Policisë e pranishme është edhe ambulanca.

Lidhur me rastin KALLXO.com ka provuar të marrë detaje më shumë nga zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, mirëpo nuk kanë kthyer përgjigje.