Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës

Ahmeti: Mbyllja motiv që qytetarët të shkojnë në Shkup e Tiranë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar lidhur me lajmin se Prishtina është në mesin e komunave që do jetë në karantinë gjatë fundjavës.

Ahmeti ka thënë se mbyllja e të gjitha bizneseve është motiv që qytetarët të shkojnë në Shkup e Tiranë, vende këto me gjendje jo të mirë epidemiologjike.

“Mbyllja e krejt bizneseve përderisa kufijtë janë të hapur veçse është motiv për qytetarët tonë me ja mësy Tiranës e Shkupi që nuk e kanë gjendjen fare më të mirë se ne”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti tutje ka thënë se informimi i kryetarëve të komunave 10 minuta para publikimit nuk është konsultim.

Përmes vendimit të Ministrisë së shëndetësisë, ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të ditës së sotme deri në orën 05:00 të ditës së hënë, në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes.

Shtatë komuna të Kosovës në karantinë gjatë fundjavës