Abdixhiku: Konventa e LDK-së mbahet më 29 dhe 30 prill

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, tha se kanë marr vendim që të thërrasin konventën programore e Lidhjes Demokratike të Kosovës – Lidhja për të Ardhmen me datë 29 dhe 30 prill të këtij vitit.

Abdixhiku shtoi se do të jetë platformë gjithëpërfshirëse e temave më me interes për Kosovën.

“Në këtë konventë programore do të ftohen gjithë anëtarët e kuvendit të LDK, anëtarët e këshillit të përgjithshëm të LDK-së, deputetët kryetarët e komunave nga radhët e LDK-së, asamblistët e pushteteve lokale të LDK-së, kryetarët e degëve të kryesisë, anëtarët e forumeve rinore, forumeve të gruas dhe gjitha strukturave tona në një punim dy ditor ku do të nisim organizimin e programit tonë politik dhe qeverisës për Kosovën”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku shtoi se do të kenë panele diskutuese në temat më të rëndësishme të Kosovës.

“Pas konventës do të nisim konsultimet e brendshme me qytetarët nëpër çdo qytet të Kosovës dhe grupe të interesit, mjek, polic, sportist, artist, etj, për të marr brengat mendimet pikëpamjet e tyre dhe do të nisim konsultime me ekspert të fushave e gjithandej”, shtoi ai.

Sipas Abdixhikut kjo konventë do të shërbejë në formimin e programit të ardhshëm opozitar, zgjedhor dhe qeverisës.