Foto: KALLXO.com

A u kërkua largimi i tij nga Kosova, flet ambasadori i Gjermanisë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde në emisionin “Kallxo Përnime”, është pyetur edhe rreth raportimeve se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla ka kërkuar largimin e tij nga Kosova.

Ambasadori tha se “nuk sheh ndonjë të vërtetë” rreth këtij raportimi.

“Nuk shoh ndonjë të vërtetë në këtë sepse e kam parë demantimin publik nga ana e ministres. Kjo është e tëra që mund ta them lidhur me këtë” – tha Rohde.

“Mund ta pyesni atë që e ka bërë thashethemen. Unë vetëm mund të them çfarë është thënë në shumë raste që Kosova dhe Gjermania kanë shumë marrëdhënie të mira, dhe keni parë shumë vizita vetëm javën e kaluar, Komiteti jonë i Mbrojtjes dhe të kesh marrëdhënie të shkëlqyeshme nuk do të thotë që të kesh mendime të njëjta dhe kjo është e natyrshme mes miqsh” – shtoi Rohde.

Ndërsa ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pati reaguar pas raportimeve se ka kërkuar nga Gjermania që ta largojë nga Kosova ambasadorin aktual të Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Sipas saj, ky pretendim është “i pavërtetë dhe absurd.”

Ministrja Gërvalla reagon për çështjen e largimit të ambasadorit gjerman nga Kosova