Flamuri i Iranit

A e ndihmoi Irani grupin militant Hamas në sulmin kundër Izraelit?

Shkalla dhe sofistikimi i inkursionit të Hamasit në Izrael të shtunën ka nxitur pyetje nëse grupi militant mund ta kishte ndërmarrë këtë inkursion si i vetëm – dhe nëse kishte ndihmë, nëse kjo mund të kishte ardhur nga mbështetësi i tij prej kohësh në rajon, Irani.

Ndërkohë që Teherani e ka lavdëruar operacionin, i njëjti e ka mohuar përfshirjen. Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jon Finer, ka deklaruar se nuk ka asnjë “informacion të drejtpërdrejtë” që i ndërlidh këto sulme me Iranin në këtë moment, megjithatë, SHBA-ja beson se Irani është “gjërësisht bashkëpunëtor” në sulmet e Hamasit në Izrael.

Sidoqoftë, marrëdhënia në zhvillim e Iranit me Hamasin dhe partnerët e tij militantë palestinezë, Xhihadin Islamik, është i dokumentuar mirë.

Një aleancë e paqartë dhe në zhvillim: Hamasi u kthye kundër Iranit për disa vite në lidhje me mbështetjen e tij për presidentin diktator të Sirisë Bashar al-Assad gjatë luftës civile të vendit. Në fund, Hamasi u kthye në orbitën e Teheranit dhe ka komunikuar hapur me Iranin dhe aleatët e tij paraushtarakë për qëllimet e tij militante.

Financimi: Izraeli thotë se Irani e mbështet Hamasin në shumën prej 100 milionë dollarësh në vit. Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2021 ka thënë se Hamasi merr fonde, armë dhe trajnime nga Irani, si dhe disa fonde që janë mbledhur në vendet arabe të Gjirit.

Koordinimi rajonal: Aleatët paraushtarakë të Iranit në rajon – përkatësisht grupi i armatosur shiit i Libanit, Hezbollah – janë mburrur vazhdimisht për një koordinim të hekurt të sigurisë me grupet islamike palestineze. (Shumica e botës perëndimore dhe disa vende arabe i konsiderojnë Hezbollahun, Hamasin dhe Xhihadin Islamik si grupe terroriste.)

Nëse Irani ishte i përfshirë apo jo në operacion mund të ketë pasoja për të ardhmen e luftës që filloi të shtunën. Nëse Irani dhe partnerët e tij paraushtarakë libanezë ndihmuan në sajimin e planit, atëherë kjo mund të paraqesë një përfshirje të zgjeruar nga Irani ndërkohë që konflikti vazhdon.

Megjithatë, është e qartë se boshti militant palestinez-iranian është forcuar në vazhdimësi dhe kjo mund të jetë e mjaftueshme për ta vënë rajonin në avantazh. Ndërkohë që lufta po zhvillohet në dhe rreth Gazës në jug, ku më shumë se 550 palestinezë janë vrarë nga fushata e bombardimeve të Izraelit, Izraeli gjithashtu i ka përforcuar trupat në kufirin e tij verior, ku partneri më i fuqishëm i Iranit, Hezbollahu, mund të futet në këtë luftë me efekt dramatik./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala