Ilustrim

6 viktima dhe afër 2600 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sipas njoftimit, nga 12,259 testime, 2,590 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 2,952 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 174,996.

Në total numri i rasteve aktive është 33,538.