CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

4 të vdekur dhe 236 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4 raste të vdekjeve me COVID-19 në Kosovë.

Derisa, nga 2,648 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 5,961.

Gjatë ditës së djeshme, për shkak të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, qendrat e vaksinimit nuk kanë punuar.