COVID-19

33,952 raste aktive me COVID-19 në vend

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, 33 mijë e 952 qytetarë janë aktiv me COVID-19 në vendin tonë.

Gjatë ditës së djeshme nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19, kurse 3 mijë e 628 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Numri total i vaksinave të dhuruara në vend, prej fillimit të vaksinimit është 1.773.577 doza të vaksinës.

Ndërsa, deri dje janë dhënë 75 mijë e 445 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.