19 inspektorë të rinj i shtohen Inspektoratit të Punës

19 inspektorë të rinj i janë shtuar Inspektoratit të Punës në Kosovë.

Inspektorati i Punës ka bërë të ditur se që nga viti 2022 janë rekrutuar 38 inspektorë të rinj.

Sipas njoftimit nga ky Inspektorat, numri total i inspektorëve të punës ka arritur në 60.

“Numri i inspektorëve të punës do të vazhdoj të rritet me qëllimin e mbikëqyrjes sa më të mirë të të drejtave të punëtorëve”- thuhet tutje në njoftim.

Në lidhje me këtë çështje, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar se përveç trefishimit të numrit të inspektorëve, sipas tij janë shtuar edhe kontrollet dhe gjobat për bizneset që nuk e respektojnë Ligjin e Punës dhe të drejtat e punëtorëve.

“Ka shumë sfida, por gradualisht dhe sigurt po e bëjmë ndryshimin”- shkroi mes tjerash Murati në Facebook.

Shkeljet e të drejtave në vendin e punës, mund t’i raportoni edhe në KALLXO.com, në këtë LINK.