COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

18 të vdekur me COVID-19 mbi 2 mijë të infektuar për 24 orë

18 qytetar me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve në Kosovë, përderisa 2 mijë e 295 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me SARS-CoV-2, nga 12 mijë e 406 testime të bëra në terren nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shëruar 1 mijë e 183 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109 mijë e 786 persona.

Aktualisht në Kosovë janë 24 mijë e 939 raste aktive me coronavirus, ndërsa nga 13 marsi 2020, kohë kur u diagnostifikua personi i parë me COVID-19 në Kosovë, janë infektuar 134 mijë e 818 qytetarë, prej tyre 2 mijë e 370 kanë vdekur.