COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit nga 812 testime të kryera 18 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 duke e çuar numrin e rasteve aktive me këtë virus në 637, ndërsa kanë bërë të ditur se gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkaq, numri qytetarëve të shëruar gjatë 24 orëve të fundit sipas këtij njoftimi është 54, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223,096.

Lidhur me vaksinimin IKSHPK ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19 duke shtuar se që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,817,741 doza të vaksinës.

Kurse, sa i përket numrit të dozave, IKSHPK ka njoftuar deri më sot 818.361 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse numri i qytetarëve të imunizuar me doza të treta dhe përforcuese të vaksines kundër COVID-19 deri më sot është 98,637.