15 vjetori i Pavarësisë, organizohet tryezë me temë "Pakicat në Kosovën e pavarur”

Në nder të 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës u organizua tryeza me temën “ Pakicat në Kosovën e Pavarur” në të cilën  morën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ministra,   përfaqësues diplomatik dhe pjesëmarrës të tjerë nga komunitetet.

Kryeminsitri Kurti tha se Kosova është shtet i përbashkët i të gjitha komuniteteve dhe se të gjitha duhet të ndihen të barabartë.

Ai tha se qeveria që ai drejton ka dëshmuar përkushtim ndaj komuniteteve si asnjë qeveri tjetër më parë.

“Kosovë është shteti ynë i përbashkët ku të gjithë duhet të ndihen të barabartë. Në dy vitet e qeverisjes sonë ne kemi përkrahur dhe mbështetur të gjitha pakicat në Kosovë, kjo përmes pakove tona. Kemi lansuar platformën për denoncim të rasteve të diskriminimit ndaj komuniteteve. Kemi prahur 123 biznese të vogla, start up të komuniteteve si 48 biznese serbe, 27 boshnjake, 21 egjiptase, 10 ashkalike, 5 gorane dhe katër biznese të vogla të hapura nga pjesëtarë të komuniteti romë”- tha Kurti mes tjerave.

Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi tha se përkundër punës që është bërë për komunitete shpresojnë për më shumë.

“Kosova është shteti ku çdo komunitet mund të realizoj të drejtat e veta. Kemi një sistem të zhvilluar arsimor që zhvillohet në katër gjuhë, kemi institucione shtetërore ku marrin pjesë të gjitha komunitetet. A jemi të kënaqur? Jo, por shpresojmë më shumë, shpresojmë që kryeministri të punoj të këtë drejtim dhe do t’i japim përkrahjen tonë maksimale”- theksoi Rexhepi.

Pjesë e kësaj tryeze ishin edhe ministrat nga radhët e komuniteteve të cilat treguan për përkrahjen ndaj komuniteteve dhe idetë për përmisimin e jetës së qytetarëve të komuniteteve.

Gjithashtu në këtë takim ishte edhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë e Shemsedin Mehmetoviq, deputetë shtetëror në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Kosova nesër feston 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Republika e Kosovës deri tani është njohur nga 118 shtete.