COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

14 raste pozitive me COVID-19 të konfirmuara për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje, kurse janë konfirmuar 14 raste pozitive nga 736 testime të kryera.

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 163 doza të vaksinës kundër COVID-19 kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.155 doza të vaksinës.

Në njoftim, po ashtu thuhet se 821.612 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë e 101.104 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 438.