MDIS bënë bashkë letrarët e Diasporës

Dhjetëra krijues shqiptar që krijojnë në vendet të ndryshme janë bërë bashkë sot gjatë një takimi letrarë në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Takimi është organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në kuadër të aktiviteteve tradicionale për diasporën,  “Promenadë mërgimtare” që këtë vit shënon edicionin e  VI.

Gjatë këtij letrar letrar janë promovuar edhe një sërë të titujsh librash të autorëve shqiptar në diasporë.

Hasan Qyqalla, kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptar të Diasporës ka pohuar në hapje të këtij aktiviteti se krijimtaria letrare e krijuesve tanë në diasporës është mjaft produktive dhe ka çmuar angazhimin e institucioneve për organizimin e takimeve me krijuesit.

“Takimet tona organizohen nga Ministria e Diasporës dhe kjo ministri gjithmonë ka mbështetur takimet tona”, ka thënë Qyqalla.

Ndërkaq, Muhamet Selmani, këshilltar në MDIS ka potencuar se ky aktivit ka si qëllim që të bashkojë dhe të krijojë komunikim mes krijuesve në diasporës.

“Edhe pse larg atdheut këta krijues krijojnë fuqizojnë dhe lartësojnë kulturës dhe traditën tonë përmes shkrimeve dhe librave të tyre, duke i shpalosur ato për botën”, ka thënë ndër të tjerash këshilltari Selmani.

Çdo vit krijuesit letra që krijojnë dhe jetojnë në vende të ndryshme të botës mblidhen në kudër aktiviteteve letrare që organizohen gjatë muajve të verës për Diasporën.