Foto: MDIS

Kompanitë turke të interesuara të investojnë në Kosovë

Në takimin që zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, pati me një delegacion turk  të kompanisë konsulente për investime “GD” në Turqi, e udhëhequr nga Gözde Günuğur, përveç punës së MDIS-it, u bisedua edhe për investimet strategjike që mund të bëhen në Kosovë.

Përpos që i njoftoi për procesin e investimeve strategjike, zëvendëskryeministri Gashi u shpreh i gatshëm t’u ofrojë ndihmë  kompanive serioze turke sa u përket informacioneve dhe mundësive që ka Kosova në sektorët strategjikë.

Günuğur, nga kompania “GD”, shprehu interesimin e kompanive turke për të investuar në Kosovë, sidomos në miniera, energji të ripërtëritshme dhe turizëm.

“Meqë procesi i investimeve strategjike është atraktiv dhe lehtëson procedurat, u kërkua të organizohet një takim me partnerët investues të kompanisë konsulente “GD”, për t’i prezantuar  mundësitë që ka Kosova në miniera dhe energji”, thuhet në njoftimin e MDIS-së.

Në fund të takimit, Gashi vlerësoi lart interesimin e kompanive turke për të investuar në Kosovë.