Gjoka, Deda dhe Makashi së bashku në ‘Hardh Fest 2019’

Ikonat e njohura të rokut shqiptar, Aleksandër Gjoka, Elton Dena dhe Redon Makashi, apo siç njihen ndryshe edhe grupi “Tre Musketjerët”, do të jenë pjesë e edicionit të sivjetmë të festivalit ‘Hardh Fest 2019” në Rahovec.

Përmes një njoftimi në Facebook, organizatorët e festivali kanë bërë të ditur se tri ikonat e rokut shqiptare, “Tre Musketjerët”, do të performojnë në kudër të edicionit të sivjetmë të festivalit që simbolizon vjeljen  e rrushit dhe përgatitjen e rakisë.

“Të shumëkërkuarit e publikut tonë, legjendat e Rock-ut shqiptar, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi & Elton Deda vijnë për herë të parë për një performancë unike në Hardh fest 2019!”, thuhet në njoftimin e ‘Hardh fest”.

Musketjerët e rokut shqiptar pritet që në Rahovec të sjellin krijime e tyre më të mira të prezantuara gjatë dekadave të fundit, duke mos lënë anash edhe risitë.

Edicioni i festivalit “Hardh Fest” do të mbahet më 16, 17 & 18 gusht në Rahovec, ndërsa pritet të marrin pjesë edhe emra tjera të njohur të skenës muzikore shqipe dhe më gjerë.