Për shkak të COVID-19 edhe festivali ‘Hardh Fest’ mbahet vetëm online

Edicioni i VI-të i festivalit “Hardh Fest” do të mbahet nga 4 deri më 6 shtator 2020 në Rahovec. Për shkak të pandemisë së coronavirusit ky edicioni i këtij festivali mbahet online.

Organizatorët e “Hardh Fest” përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se festivali “Hardh Fest”, në edicion të VI-të vjen me “Online edition’.

Ky edicion do të mbahet nën sloganin “Shnosh si kokrra”.

“Slogani u mendua t’i përshtatej periudhës në të cilën po jetojmë. Në situatën e zymtë të pandemisë duhej një slogan i hareshëm dhe ideja lindi prej pyetjes që është bërë më shpesh kohëve të fundit, “Si je?” – me përgjigjet ‘shnosh e mirë’, ‘mirë vallai’ etj., dhe sidomos në vendlindjen e Hardh Festit, në Rahovec kjo pyetje shumicën e horave pritet me një përgjigje shumë krenare, ‘shnosh si kokrra e rrushit’. Andaj edhe lindi slogani “Shnosh si Kokrra”, duke dashur të përcjellim një mesazh mbështetës anembanë!”, thuhet në njoftimin e “Hardh Fest”.