Hardh Fest, Foto:Hardh Fest, Facebook

Rikthehet festivali 'Hardh Fest' në Rahovec

Festivali “Hardh Fest 2022” është paralajmëruar se do të mbahet më 2,3 dhe 4 shtator në Rahovec.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook.

“Mbas një pauze dyvjeçare rikthehet festivali më i vizituar në vend dhe atë më i fuqishëm se kurrë më parë. Me plot risi dhe atraksione me vizitorë vendor e ndërkombëtar do të shenojmë edhe një edicion të paharruar me plot aktivitete origjinale”, thuhet në njoftim.

Edicioni i VI-të i festivalit “Hardh Fest” nën sloganin “Shnosh si kokrra” në vitin 2020 ishte anuluar për shkak të pandemisë COVID-19.

Festa e vjeljes së rrushit “Hardh Fest” organizohet nga vitin 2001. Fillimisht është organizuar nga shoqatat lokale, për tu avancuar më pas si festë tradicionale e nivelit nacional, ku shënohet fillimi i vjeljes nga ana e vreshtarëve.

Në “Hardh Fest” mbahen edhe performanca muzikore nga artistë të ndryshëm.

Anulohet “Hardh Fest 2020”