‘Hardh ora poetike’ 2023. Foto: ZKM.

‘Hardh Fest’, kryeministri Kurti merr pjesë në orën poetike për poetin Xhevdet Bajraj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në orën letrare “Hardh ora poetike” kushtuar poetit Xhevdet Bajraj, që u mbajt të dielën në kuadër të “Hardh Fest” 2023.

Kjo orë letre është mbajtur në nderim të poetit rahovecas, tashmë të ndjerë, Xhevdet Bajraj.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti ka thënë se ndihet i nderuar që ka pasur rastin ta njohë poetin Bajraj. Ai ka vlerësuar poetin rahovecas.

“Ndjehem me shumë fat që një poet kaq të madh e kam njohur personalisht. Se zakonisht ky nuk është rasti. Pra, artistë të mëdhenj i njohim nga vepra, po kur ke arritur edhe që t’i dëgjosh direkt e t’i prekësh, padyshim se përshtypjet janë më të mëdha, e unë do të thosha posaçërisht për shkak se bëhet fjalë për Xhevdetin”- ka thënë ndër të tjerash Kurti.

Xhevdet Bajraj ishe, publicist, poet e përkthyes. Një kohë të gjatë jetoi në Meksikë, ku edhe ndërroi jetëm më 22 qershor të vitit 2022.

Ora letrare e kushtuar poetit Bajrajt është organizuar nga “Hardh Fest” dhe Klubi Letrar, “Xhevdet Bajraj”- Rahovec.

Edicioni i sivjetëm i festivalit “Hardh Fest” është mbajtur me 1, 2 dhe 3 shtator 2023 në Rahovec.