Foto: Facebook/ Hardh 'Fest'.

Festivali ‘Hardh Fest’ shpalos programin, sjell në Kosovë këngëtarin amerikan Kip Winger

Festivali i vjeljes së rrushit, “Hardh Fest” do të mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator në Rahovec.

Edicioni i sivjetmë i “Hardh Fest”-it mbahet me moton “Ca kokrra rrushi…”, ndërsa do t’i kushtohet poetit tashmë të ndjerë rahovecas, Xhevde Bajrajt.

Gjatë një konferencë për media sot, organizatorët e festivalit thanë se këtë vit “Hardh Fest” do të sjellë këngëtarin, muzicientin dhe kompozitorin amerikan, Kip Winger.

Kip Winger është ish-anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për çmimet prestigjioze muzikore, Grammy Award në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”.

Gardalin Shtavica, drejtor artistik i festivalit “Hardh Fest” tha se këtë edicion do të prezantohen shumë këngëtarë të huaj dhe vendas.

Ai tha se ky festival si qëllim të vetin ka promovimin e vreshtarisë, verërave dhe trashëgimisë kulturore të Rahovecit dhe më gjerë.

“Si zakonisht gjatë festivali sjellim edhe këngëtar të njohur botëror të rok-ut. Këtë vit yll të festivali e kemi këngëtarin amerikan Kip Winger, një këngëtar shumë i njohur, anëtar i grupit Winger” – tha ai.

Ai tha se këtë edicion të”Hardh Fest” presin rreth 100 mijë vizitorë.

Gjatë këtij festivali pritet të performojë edhe këngëtarë tjerë, si Alban Skenderaj, Hysen Kafexhiue këngëtar e DJ të shumtë.

Festivali “Hardh Fest’ do të hapet më 2 shtator në ora 10-të me “Hardh Tolk” e shumë aktivitete për gjatë tri ditëve.

Edicioni i sivjetmë i ‘Hardh Fest” mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, me përkrahjen të Ministrisë së Kulturës dhe Bujqësisë.