array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Video e fabrikuar për sulmet në Kuvend 

Deklarata

Të dashur qytetarë Agim Bahtiri pritet ta mbrojë Albin Kurtin në parlament  Me Agimin per mbrojtjen e Albinit

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Video e publikuar në Facebook me përshkrimin “Të dashur qytetarë Agim Bahtiri pritet ta mbrojë Albin Kurtin në parlament  Me Agimin per mbrojtjen e Albinit” është e ndryshuar. Pamjeve që tregojnë përleshjen në mes të deputetëve dhe zv.kryeminsitrit të Kosovës dhe ministrit të Financave i është montuar zëri nga një tjetër përleshje që kishte ndodhur në një tubim politik kohë më parë në Mitrovicë.

Artikulli

Më datë 14 korrik 2023, faqja e Facebook “Vetëvendosie offishËll” ka shpërndarë një video me mbishkrimin “Të dashur qytetarë Agim Bahtiri pritet ta mbrojë Albin Kurtin në parlament  Me Agimin per mbrojtjen e Albinit.

Kjo video, një ditë më pas është shpërndarë nga faqja “Lidhja Kosovës” në grupin “#ME LDK-NË RUGOVIANE”.

Në videon e shpërndarë shihet përleshja fizike e datës 13 korrik 2023 gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, kur pati tensione në mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministrave të kabinetit qeveritar. 

Kjo video është montuar me zërin e një video tjetër që ishte publikuar më 30 janar 2021 në tubimin e Lëvzjes Vetëvendosje në Mitrovicë kur kishte ndodhur një incident në të cilin kishte ndërhyrë edhe ish-kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri.

Në videon që ishte publikuar asaj kohe, e që më pas iu është montuar videos të shpërndarë më 14 korrik 2023, Bahtiri dëgjohet duke folur me një zë të lartë “Kush është ai, kush është ai”.

Pas këtij incidenti, Bahtiri ishte deklaruar për këtë incident e edhe për gjithë vizitat që ishin bërë atë ditë.

Krypometri ka kontaktuar me ish-kryetarin e Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri i cili ka thënë se është e qartë që video dhe përshkrimi janë të rreme.