array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë se Zvicrra po kërkon punëtorë

Deklarata

Zvicra kërkon punëtor – ja punët që kërkohen pa diplomë..?

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Zvicra kërkon punëtor – ja punët që kërkohen pa diplomë..?” nuk është i saktë. Në artikull nuk janë ofruar dëshmi dhe fakte se Zvicrra është duke kërkuar punëtorë që nuk kanë kualifikime, mirëpo flitet për vendet e punës që nuk kërkohet diplomë. Qytetarët e Kosovës apo Shqipërisë nuk mund të punësohen në Zvicërr pa u pajisur me vizë pune. Qytetarët e Kosovës nga data 01.01.2024 kanë filluar të udhëtojnë në zonën Schengen pa viza, por liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime tjera.

Artikulli

Më 08.02.2024 faqja në Facebook Analiza (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Zvicra kërkon punëtor – ja punët që kërkohen pa diplomë..?”.

Lajmi është duke qarkulluar në disa faqe në Facebook, si: Lajmi Fundit (arkiva), ShkupiOnline (arkiva), Shqipëria (arkiva), Shkupi (arkiva), Rajoni Sot (arkiva), atdheulajm.com (arkiva) dhe Atdheu Lajm (arkiva).

Në artikullin e publikuar, në asnjë vend nuk janë ofruar fakte që e mbështesin konstatimin e bërë titull: “Zvicra kërkon punëtor”. 

Në përmbajtje shtjellohet se cilat profesione mund të ushtrohen në Zvicërr nga personat që nuk kanë një diplomë apo zanat.

Përmes kërkimeve në internet, Krypometër ka gjetur se artikulli me përmbajtje të njëjtë fillimisht është publikuar në portalin albinfo.ch, më 05.07.2023.

Krypometër, ka analizuar bazën ligjore të Zvicrrës dhe rezulton që qytetarët e Kosovës, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë duhet të pajisen me vizë pune për të punuar në Zvicërr.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në faqen e Ambasadës së Zvicrrës, përfaqësitë zvicerane jashtë vendit janë në gjendje të lëshojnë disa kategori vizash, në varësi të kohëzgjatjes së qëndrimit dhe qëllimit të udhëtimit në Zvicër.

Për vizë pune apo leje pune, punëdhënësi duhet të ndërmerrë në parim hapat e nevojshëm me autoritetet kompetente kantonale në Zvicërr, për të marrë autorizimet e kërkuara. Viza e hyrjes jepet vetëm pasi të jenë dorëzuar autorizimet e kërkuara.

Qytetarët kosovarë nga data 01.01.2024 kanë filluar të udhëtojnë në zonën Schengen pa viza. Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime tjera.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh në shtetet anëtare të zonës Schengen, apo 180 ditë brenda 1 viti.

Vendimi i BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën është nënshkruar më 19.04.2023 nga përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe ata të Këshillit të BE-së.

Këshilli Federal të Zvicrrës në baza vjetore e përcakton numrin e punëtorëve të huaj që mund të punojnë në Zvicërr. Më 29.11.2023, ky Këshill ka vendosur që kompanitë në Zvicërr mund të vazhdojnë të rekrutojnë fuqinë punëtore të kualifikuar që u nevojitet nga vendet jo-BE/EFTA në vitin 2024. 

“Këshilli Federal ka vendosur të mbajë të njëjtat kuota për vitin 2024 si në vitin e kaluar”- thuhet në njoftimin e Këshillit Federal të Zvicrrës.