array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë rreth deklaratës së Milaim Zekës

Deklarata

E tepron Milaim Zeka me këtë deklaratë, Ja qka thot ai për Albin Kurtin! (Video)

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “E tepron Milaim Zeka me këtë deklaratë, Ja qka thot ai për Albin Kurtin! (Video)” nuk është mbështetur në fakte. Në artikull nuk është ofruar asnjë burim rreth konstatimit të bërë në titull se ish-deputeti Milaim Zeka e ka tepruar me deklaratën rreth Albin Kurtit. Artikulli është ripublikuar pas më shumë se 8 muajsh, por me një titull konstatues të pambështetur në fakte.

Artikulli

Më 9 prill 2023 në faqen në Facebook “Shiko Video” është publikuar një artikull me titull “E tepron Milaim Zeka me këtë deklaratë, Ja qka thot ai për Albin Kurtin! (Video)”.

Artikulli i njëjtë fillimisht ishte publikuar në faqen e internetit “pnews5.com” më 11 dhjetor 2022, e më pas ishte ripublikuar edhe në faqet: “freshnews213.com”, “newztype.com”. 

Kjo përmbajtje është shpërndarë edhe në faqen e Facebook-ut “Gazeta Online” më 1 mars 2023, “Amazing Things”, “Gazeta Star”, “Unike” më 9 prill 2023 dhe “Exclusive Albania Today” më 1 mars 2023.

Artikulli i referohet një interviste të ish-deputetit Milaim Zeka dhënë më 14 tetor 2022. 

Në artikull nuk ka asnjë burim që ka vlerësuar deklaratën e Milaim Zekës si të “tepruar” për atë që kishte thënë për kryeministrin Albin Kurti.