array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i mangët për vendosjen e ushtarëve amerikanë në kufi

Deklarata

Ja pse 1,500 ushtarë amerikanë do të vendosen në kufi

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Ja pse 1,500 ushtarë amerikanë do të vendosen në kufi” është i mangët dhe i vë në lajthitje lexuesit nga Kosova. Lajmi i publikuar ka të bëjë me vendimin që SHBA-ja t’i vendosë 1,500 trupa në kufirin e saj jugor dhe nuk ka pasur të bëjë me ushtarët amerikanë që janë në Kosovë. Në Kosovë ushtarët ameriaën janë pjesë e misionit të NATO-së, KFOR dhe ata janë të vendosur në kampin “Bondsteel”.

Artikulli

Më 2 maj 2023 faqja e internetit kosova-sot.info ka publikuar një artikull me titull: “Ja pse 1,500 ushtarë amerikanë do të vendosen në kufi”.

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook të faqesKosova Sot”.

Në titull të artikullit nuk jepen informacione se në cilin kufi do të vendosen ushtarët amerikanë.

Ndërkaq, vetëm në tekst brenda artikullit është treguar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po dërgojnë 1,500 trupa për të forcuar kufirin e saj jugor.

Ky titull i tillë i vë në lajthitje lexuesit në Kosovë, meqë edhe në Kosovë ka ushtarë amerikanë, që janë pjesë e misionit të NATO-së në Kosovë- KFOR. Ushtarët Amerikanë janë të vendosur në kampin Bondstill, por ata janë vendosur edhe në veri të vendit.

Ata kanë qenë në pikën kufitare në Jarinjë, në kohën kur është organizuar protesta nga ana e Serbisë.