array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Sali Bashota gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar

Sali Bashota gënjeu për punësimin e dhëndrit të tij në RTK

Deklarata

Sali Bashota:  “Nuk punon në RTK dhëndrri, edhe prej që kam ardh Kryetar Bordi nuk ka punu, 3-4 muaj. Ka punu po nuk punon, dhe është ndërprerë, si jam bërë Kryetar Bordi kam kërkuar që të mos punojë aty. Asnjë familjar i imi nuk punon në RTK”. 21 prill 2021

Sali Bashota - Kryetar i Bordit të RTK-së

Vlerësimi

Me kos

Rrena me kos e Kryetarit të Bordit të RTK-së  për punësimin e dhëndrit.

Një gjë e tillë nuk qëndron, kjo pasi Sali Bashota është zgjedhur kryetar i Bordit të Televizonit Publik të Kosovës më 4 shtator të 2020, një muaj pasi dhëndri i tij ishte punësuar në RTK me kontratë mbi vepër.

Datat tregojnë se edhe pas marrjes së pozitës si kryetar i Bordit të RTK-së, dhëndri i Sali Bashotës dhe vet Sali Bashota, nga shtatori e deri në dhjetor të 2020 kishin punuar në RTK në periudhë të njëjtë kohore.

Artikulli

Dhëndri i kryetarit të Bordit të Radio Televizionit Publik të Kosovës, Sali Bashotës  ishte punësuar me kontratë mbi vepër  për shërbime në cilësinë e mirëmbajtësit-shtëpiakut në një kohëzgjatje prej pesë muajve, nga data 1 gusht deri më 31 dhjetor 2020.

KALLXO.com kishte siguruar vendimin të cilin e ka marrë menaxhmenti i RTK-së më 27 korrik të 2020.

Sali Bashota, kryetar i Bordit të RTK-së gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere të mërkurën tha se dhëndri i tij nuk ka punuar prej kohës që ai është në pozitën e kryetarit të Bordit.

Madje Bashota theksoi se kur është  bërë kryetar i Bordit të RTK-së ka kërkuar që dhëndri i tij të mos punoj më.

“Nuk punon në RTK dhëndri, edhe prej që kam ardh Kryetar Bordi nuk ka punu, 3-4 muaj. Ka punu po nuk punon, dhe është ndërprerë, si jam bërë Kryetar Bordi kam kërkuar që të mos punojë aty. Asnjë familjar i imi nuk punon në RTK”, ka thënë Bashota.

Por një gjë e tillë nuk qëndron, kjo pasi Sali Bashota është zgjedhur kryetar i Bordit të Televizonit Publik të Kosovës më 4 shtator të 2020, një muaj pasi dhëndri i tij ishte punësuar në RTK me kontratë mbi vepër.

Datat tregojnë se edhe pas marrjes së pozitës si kryetar i Bordit të RTK-së, dhëndri i Sali Bashotës dhe vet Sali Bashota, nga shtatori e deri në dhjetor të 2020 kishin punuar në RTK në periudhë të njëjtë kohore.

KALLXO.com kishte raportuar gjatë muajit prill kishte raportuar për punësimin e dhëndrit të Kryetarit të Bordit të RTK-së me kontratë mbi vepër në gusht të vitit të kaluar.

KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje nga Sali Bashota, kryetar i Bordit të RTK-së, gjashtë herë përmes telefonit, mesazhit dhe emaileve të përsëritura disa herë në adresë të tij, por Bashota nuk është përgjigjur. Ai nuk është përgjigjur as për lidhjen familjare me Konushefcin, e as nëse e ka shkelur Ligjin për RTK-në.

KALLXO.com ka gjetur se lidhja e kontratës është bërë në fund të muajit korrik, në kohën kur në fuqi ka qenë Ligji për Zyrtarët Publik.