array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se një vajzë ka vdekur nga shembja e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës

Deklarata

Një person dyshohet se vdiq pas rënies së kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimet dhe artikujt që thonë se “një person dyshohet se vdiq pas rënies së kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës” janë të rreme. Policia e Kosovës dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në ora 13:46 minuta, e kanë konfirmuar se asnjë person nuk ka vdekur pas rënies së kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës. Përkundër njoftimeve zyrtare, disa prej mediave nuk e kanë edituar lajmin se një person ka vdekur. Sipas zëdhënësit të QKUK-së, Shpend Fazilu në përgjigje të dhënë në ora 23:01 minuta për Krypometër, ka thënë se personi i lënduar është duke u trajtuar në Emergjencë.

Artikulli

Më 18 janar 2023, faqet në Facebook “Zëri” (Arkivi), “ShkupiSot” (Arkivi), “Lajme Shqip” (Arkivi), “Ballkani Info&News” (Arkivi), “Kosovarja-ks.com” (Arkivi) dhe “Revista.mk” (Arkivi) kanë shpërndarë një artikull në të cilin është thënë se një person ka vdekur pas shembjes së kulmit në objektin e Komunës së Prishtinës. 

Artikujt në fjalë shpërfaqin një dyshim, mirëpo nuk citojnë asnjë burim për dyshimin që ata e ngrisin për vdekjen e një personi. Këta artikuj dhe këto postime janë bërë rreth ores 13:30, derisa lajmi ka qenë në zhvillim. Vetëm disa minuta më vonë, mediat kishin raportuar se personi që ishte lënduar nga kjo fatkeqësi ishte dërguar në Emergjencë të QKUK-së.

Ndërkohë pas këtyre publikimeve institucionet kanë dalë me njoftime se në rast ka pasur vetëm të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës në ora 13:46, Agron Borovci (Arkivi) ka thënë se nuk ka persona të vdekur, por një person është lënduar nga ky rast.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”– ka thënë Borovci.

Krypomeri ka kontaktuar edhe me QKUK-në. Zëdhënësi i kësaj qendre, Shpend Fazliu (Arkivi), në ora 14:39 minuta të datës 18 janar 2024, ka thënë se një 23-vjeçare ka mbetur e lënduar nga rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen ‘Arbëria’. 

Ai ka treguar se gjendja e të lënduarës është stabile, por që e njëjta ka lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente. 

“Ju konfirmojmë se një paciente 23 vjeçare është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente, me gjendje stabile por me lëndime të rënda trupore. Ekipi emergjent dhe ai klinikave diagnostike ka kryer disa nga ekzaminimet e nevojshme dhe pacientja do të jetë në mbikqyrje mjekësore”- ka thënë Fazliu sot, në ora 14:39 minuta.

Krypometër ka kontaktuar edhe një herë me Emergjencën në QKUK për të parë gjendjen e pacientës së lënduar si pasojë e rëniës së kulmit.

“Ju konfirmojmë se aktualisht, pas CT-së së dytë kontrolluese, pacientja po i nënshtrohet një operacioni nga neurokirurgët në sallën emergjente. Pas operacionit pritet të transferohet në Mjekim Intensiv Qendror për trajtim të mëtejmë”- ka thënë Shpend Fazliu, në përgjigje për Krypometër, në ora 23:01 të datës 18 janar 2023.

Përkundër faktit që institucionet përgjegjëse, Policia e Kosovës dhe QKUK-ja kanë dalë me sqarime se asnjë person nuk ka vdekur si pasojë e rënies së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës, mediat në fjalë (“Zëri” (Arkivi), “ShkupiSot” (Arkivi), “Lajme Shqip” (Arkivi), “Ballkani Info&News” (Arkivi), “Kosovarja-ks.com” (Arkivi) dhe “Revista.mk” (Arkivi)) nuk e kanë edituar lajmin e pasaktë të cilin e kanë publikuar gjatë ditës.

Ndërkohë, shumë prej mediave që fillimisht kishin raportuar se një person ka vdekur e kanë edituar lajmin pas konfirmimit të institucioneve përgjegjëse, Policisë së Kosovës dhe QKUK-së.

Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësen e Prokurorisë së Prishtinës, Luareta Ulaj e cila ka thënë se “prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast në drejtim të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.